Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rrëzohet helikopteri në Kaliforni, disa të plagosur

schedule14:56 - 12 Tetor, 2025

schedule 14:56 - 12 Tetor, 2025

Disa persona janë plagosur pasi një helikopter u rrëzua pranë qytetit Huntington Beach në Kaliforni.

Policia e qytetit tha se dy persona që ndodheshin në helikopter u nxorën në mënyrë të sigurt nga rrënojat, megjithëse gjendja e tyre mbetet e paqartë.

Tre këmbësorë që ishin në rrugë gjithashtu u plagosën dhe të gjithë u transportuan në spital.

Autoritetet mbyllën zonën dhe nisën një hetim mbi rrëzimin e helikopterit.

Autoritetet thanë se shkaku i rrëzimit ende mbetet i paqartë dhe nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!