Rrëzohet gjatë punës, plagoset punonjësi i hekurudhës në Durrës

schedule20:36 - 11 Prill, 2023

schedule 20:36 - 11 Prill, 2023

DURRËS- Një punonjës i drejtorisë së hekurudhës në Durrës është rrëzuar teksa po sistemonte ngarkesën e një kamioni. Për këtë ngjarje ka nisur një hetim ndaj teknikut në këtë drejtori.

Bëhet fjalë për shtetasin I.XH, ndërsa ky i fundit, akuzohet për veprën penale “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”. Policia thotë se i plagosuri është dërguar me urgjencë në spital dhe po mbahen nën kontrollin e mjekëve.

 

Njpftimi i policisë: 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, në ngarkim të shtetasit I. XH., 62 vjeç, banues në Durrës, me detyrë teknik në Drejtorinë e Hekurudhave Durrës, pasi në lagjen nr.13, shtetasi A. M., 63 vjeç (punonjës i kësaj drejtorie), është rrëzuar gjatë kohës që po sistemonte ngarkesën në një kamion dhe për pasojë është dëmtuar. 63-vjeçari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!