Prototipi i fundit i SpaceX i anija kozmike nga kompania “Starship” u shkatërrua të martën gjatë një përpjekjeje për tu ulur edhe pse nisjen e kishte bërë më sukses.
Teksa tentohej që të ulej në tokë, anija kozmike shpërtheu në re të mëdha pluhuri.
Prototipi i “Starship Serial Number 11”, ose “SN11”, arriti lartësinë e synuar prej rreth 10 kilometrash pas nisjes.
Anija kozmike ishte ndërtuar nga çeliku dhe inoksi. Kompania e Elon Musk po zhvillon Starship me qëllimin e nisjes së ngarkesave dhe njerëzve në misionet në hënë dhe Mars.
Prototipat e Starship janë rreth 150 metra të gjatë, ose afërsisht sa madhësia e një ndërtese 15-katëshe, dhe secili mundësohet nga tre motorë Raptor.
Musk shkroi në Twitter rreth gjysmë ore pas provës se “të paktën krateri është në vendin e duhur!” /abcnews.al/