Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Rrëzohet avioni, vdesin të gjithë në bord, mes viktimave dhe dy fëmijë

schedule12:19 - 19 Dhjetor, 2021

schedule 12:19 - 19 Dhjetor, 2021

Katër persona, dy prej të cilëve fëmijë kanë ndërruar jetë pas rrëzimit të një avioni në det pranë brigjeve të Australisë.

Policia tha se avioni i tipit Rockwell me katër vende u rrëzua rreth 32 km në verilindje të qytetit kryesor të Brisbane.

Zhytësit gjetën trupat e viktimave, pilotit 69-vjeçar dhe tre pasagjerëve një prej të cilëve i rritur dhe dy fëmijë, pranë vijës bregdetare. Moshat e fëmijëve nuk bëhen ende të ditura.



Kryeinspektori i i Sigurisë së Transportit Angus Mitchell deklaroi se tashmë po hetohet për mësuar shkaqet e plota të këtij aksidenti tragjik. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!