“Rrëzimi i Ramës fillon këtu”, Xhaferaj publikon pamjet e takimit të Bashës: Durrësi thotë boll më

schedule17:15 - 30 Maj, 2020

schedule 17:15 - 30 Maj, 2020

Mijëra demokratë durrsakë morën pjesë në takimin e djeshëm të Lulzim Bashës në këtë qytet duke shprehur kështu pakënaqësinë ndaj mënyrës së si po qeveriset vendi.

Bëhet fjalë për një pjesëmarrje të madhe, të cilën Basha nuk e ka patur as në Tiranë.

Në lidhje me këtë ka reaguar sëfundmi edhe kryedemokrati i Durrësit, Ferdinand Xhaferaj, i cili theksoi përmes një statusi në Facebook si “i gjithë Durrësi ka thënë tashmë: Boll”.

Lexo edhe: Basha takim masiv në Durrës: “Ramavirusi” pandemia që torturon prej 7 vitesh shqiptarët

Xhaferaj ka reformuar të gjitha strukturat e partisë në Durrës duke rikthyer shpresën e fitores tek demokratët, gjë e cila pasqyrohet edhe në pjesëmarrje si kjo.

Lexo edhe: Basha i rikthehet takimit të Durrësit: Pasi i vodhi, Rama tani synon t’i mbyllë gojën shqiptarëve

Ndërkohë, në lidhje me këtë takim masiv të Bashës reaguan sot kryeministri Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, të cilat shprehën shqetësimin se grupime të tilla mund të bëhen shkak për shpërndarjen e koronavirusit.  /abcnews.al