Rrëzimi i qeverisë Kurti, Thaçi: Do të ftoj për konsultim liderët e partive politike

schedule16:54 - 26 Mars, 2020

schedule 16:54 - 26 Mars, 2020

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi pas rrëzimit të qeverisë së Kosovës që ndodhi një ditë më parë është shprehur se do të ftojë në një konsultim liderët e të gjitha partive politike për të shikuar mundësinë e krijimit të qeverisë së re të vendit.

Në një komunikim për mediat Thaçi është shprehur se si president i vendit do të respektojë Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

“Pas rënies së qeverisë si president i vendit pa humbur kohë do të fillojë konsultimet me liderët e të gjitha partive parlamentare për të shikuar mundësinë e krijimit të qeverisë të re të stabilitetit, unitetit dhe të gjithë përfshirjes. Në çdo hap timin, si presidenti vendit, do e respektoj në plotëni Kushtetutën dhe ligjet e vendit”, tha Thaçi.

Ndërkohë një ndatë më parë është rrëzuar dhe qeveria e Albin Kurtit, me 82 vota pro, 32 kundër dhe 1 abstenim Kuvendi i Republikës së Kosovës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!