Rrëzimi i objekteve misterioze, SHBA: Mund të jenë të lidhura me entitete tregtare ose kërkimore

schedule07:21 - 15 Shkurt, 2023

schedule 07:21 - 15 Shkurt, 2023

Shtëpia e Bardhë ka thënë se nuk ka asnjë indikacion se tre objekte fluturuese të rrëzuara nga qielli gjatë fundjavës nga ushtria amerikane janë të lidhura me spiunimin e dyshuar kinez. Objektet mund të jenë “të lidhura me entitete tregtare ose kërkimore”, është shprehur zëdhënësi John Kirby.

Zyrtarët amerikanë dhe kanadezë ende nuk kanë gjetur asnjë mbetje nga tre objektet e rrëzuara. Pekini akuzoi më herët SHBA-në për “një reagim të tepruar”. Kina ka mohuar se një nga balonat e saj, i cili u rrëzuar në fillim të këtij muaji në Karolinën e Jugut, ishte përdorur për spiunazh.

Pekini thekson se ishte thjesht një objekt për monitorimin e motit që kishte ngatërruar destinacion. Në konferencën për shtyp, Kirby tha se do të jetë e vështirë të përcaktohet qëllimi ose origjina e tre objekteve të tjera që u shkatërruan mbi Alaskë, Kanada dhe Michigan derisa mbetjet të gjenden dhe të analizohen.

“Ne nuk kemi parë asnjë indikacion apo ndonjë gjë që tregon në mënyrë specifike idenë se këto tre objekte ishin pjesë e programit të spiunazhit të PRC [Republika Popullore e Kinës],” u tha gazetarëve Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë.

Sipas Kirby-t, “këto mund të jenë balona thjesht të lidhura me entitete tregtare ose kërkimore dhe për këtë arsye të mirë”. Por ai vuri në dukje se asnjë kompani, organizatë apo qeveri nuk kishte pretenduar ende asgjë për objektet. Një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës kritikoi reagimin amerikan.

“Shumë në SHBA kanë pyetur, ‘çfarë të mirë mund t’i sjellë SHBA-së dhe taksapaguesve të saj një veprim i tillë i kushtueshëm?”, tha Wang Wenbin të martën. Sensorët nga balonës së rrëzuar më 4 shkurt, u gjetën në Oqeani Atlantik të hënën dhe po analizohen nga FBI.

Balona kineze po gjurmohej nga inteligjenca amerikane që nga ngritja e saj nga një bazë në ishullin Hainan në bregun jugor të Kinës në fillim të këtij muaji, raportojnë mediat amerikane. Menjëherë pas ngritjes, balona u zhvendos drejt ishujve amerikanë të Guam dhe Haëaii përpara se të lëvizte në veri drejt Alaskës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!