Rrëzimi i monumentit të Enver Hoxhës/ Meçe: Meritë e studentëve, jo e PD-së

schedule13:27 - 20 Shkurt, 2024

schedule 13:27 - 20 Shkurt, 2024

Analisti Arben Meçe i ftuar në “Tirana Live” në ABC News foli për 20 shkurtin, ditën që përkon me rrëzimin e monumentit të Enver Hoxhës.

Meçe u shpreh se rrëzimi i monumentit të Enver Hoxhës është meritë e studentëve dhe jo Partisë Demokratike. Më tej ai u ndal te hapja e dosjeve, ku tha se nuk është në interes të PD-së, pasi do të zbulohej fakti se kush e uzurpoi partinë.

“Rrëzimi i monumentit të Enver Hoxhës ishte një ngjarje që duhet të ndodhte. Një frymë gjithëpërfshirëse kërkonte rrëzimin e sistemit që të pasohej dhe largimin e fytyrës së Enver Hoxhës. Kërkohej domosdoshmëria e rrëzimit të sistemit.

20 shkurti është produkti i lëvizjes studentore. Përveç protestës së dhjetorit ata janë prezentë dhe në atë të 20 shkurtit. Nuk ka pasur kërkesë nga PD, por e studentëve, është merita e tyre. Nuk kishte interes PD të hapte dosjet, jo se do implikonte veten, por fakti se kush e uzurpoi PD-së.

Nëse dosjet duhet të hapen, të gjithë këta që dalin në media duhet të kenë pastërtinë e figurës së tanishme. Politikanët duhet të kenë detyrim ligjor që të paraqesin opinionit publik pastërtinë e tyre. Edhe opinion formuesit”, tha ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!