Rrëzimi i dekretit të Presidentit, opozita kallëzim për deputetët e mazhorancës

schedule15:43 - 26 Dhjetor, 2018

schedule 15:43 - 26 Dhjetor, 2018

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike dhe ai i Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë kallëzuar penalisht per shpërdorim detyre deputetët e mazhorancës. Behet fjale per rrëzimin e dekretit te Presidentit Ilir Meta për ligjin e “tatimin mbi të ardhurat”, ku sipas PD-LSI është shkelur rregullorja e Kuvendit duke rrëzuar dekretin e presidentit pa kaluar 12 orë nga miratimi dhe administrimi i këtij akti në Kuvend.

Përfaqësuesit  opozitarë argumentojnë se rrëzimi i dekretit të Presidentit shpreh qartë ndikim të paligjshëm ndaj atyre që ushtrojnë funksion publik, ndaj  në kallëzimin deputetët e pakicës parlamentare saktësojnë se dekreti i Presidentit i datës 20 dhjetor nuk mund të miratohej në seancën plenare të së njëjtës ditë. Po për të njëjtën çështje, opozita parlamentare pak ditë më parë i dërgoi një letër Kuvendit, ku i kërkonte mbledhjen e Këshillit të Rregullores, mandateve dhe Imuniteteve për të verifikuar mënyrën sesi u zhvillua procesi i votimit të dekretit të Presidentit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!