Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rrëzimi i avionit me 62 persona në bord, Indonezia fut në det mjetin pa pilot në kërkim të trupave

schedule10:58 - 12 Janar, 2021

schedule 10:58 - 12 Janar, 2021

Indonezia ka futur në punë një mjet nënujor që kontrollohet nga distanca për të ndihmuar zhytësit me operacionin e kërkimit. Ekipet janë duke kërkuar për trupa si dhe për kutitë e zeza të aeroplanit Boeing 737-500 që u rrëzua në det të shtunën pasdite.

Mjeti fluturues me 62 persona në bord u përplas në ujërat e detit Java, katër minuta pas ngritjes nga aeroporti kryesor i Xhakarta.

Policia indoneziane bëri të hënën identifikimin e parë të një viktime nga rrëzimi. Një nga stjuardët, Okky Bisma është i pari që është identifikuar nga shenjat e gishtërinjve të tij.

Avioni Boeing 737-500 kishte destinacion Pontianak-un në ishullin Borneo, rreth 740 km (460 milje) nga Xhakarta, para se të zhdukej nga ekranet e radarëve.

Ky është aksidenti i dytë madhor ajror në Indonezi, që kur 189 pasagjerë dhe ekuipazhi u vranë në 2018 kur një Lion Air Boeing 737 MAX u rrëzua po ashtu Ddetin Java shumë shpejt pas ngritjes.

Zhytësit kanë ngushtuar një zonë ku ata besojnë se regjistruesit e fluturimit, të njohur si kuti të zeza, besohet të jenë, por përpjekjet e kërkimit janë penguar nga mbeturinat, thanë zyrtarët. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!