Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj në Himarë dhe Ksamil

schedule19:10 - 13 Korrik, 2026

schedule 19:10 - 13 Korrik, 2026

SHQIPËRI- Nëntë turistë të huaj janë shpëtuar nga Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare në dy operacione të ndryshme kërkim-shpëtimi të zhvilluara gjatë ditës së sotme në Himarë dhe Ksamil.

Rasti i parë u regjistrua në Himarë, ku një turist spanjoll hasi në vështirësi në det, në zonën e Filikurit, pasi kajaku me të cilin po lundronte u fundos. Pas njoftimit të marrë nga e fejuara e tij, shërbimet e Policisë Kufitare organizuan menjëherë operacionin e kërkim-shpëtimit, duke bërë të mundur lokalizimin, nxjerrjen nga uji dhe transportimin e tij në siguri pranë Pikës së Kontrollit Kufitar Himarë.

Ndërkohë, në Ksamil, rreth orës 12:45, Policia Kufitare ndërhyri për të ndihmuar tetë turistë brazilianë, pjesëtarë të së njëjtës familje, pasi mjeti i tyre lundrues, një skaf plastik, rrezikonte të fundosej në zonën pas vendit të njohur si “Tre Ishujt”.



Falë reagimit të shpejtë të efektivëve, me përdorimin e një gomoneje dhe një jet ski-je, të gjithë turistët u shpëtuan, ndërsa mjeti lundrues u rimorkua në mënyrë të sigurt drejt plazhit “Puerto Rico” në Ksamil.

Të dy operacionet përfunduan me sukses, pa pasoja për jetën apo shëndetin e turistëve, të cilët shprehën mirënjohjen e tyre për profesionalizmin dhe reagimin në kohë të Policisë Kufitare.

Policia Kufitare apelon për respektimin e rregullave të lundrimit, përdorimin e pajisjeve të sigurisë dhe shmangien e lundrimit në zona që paraqesin rrezik, me qëllim parandalimin e incidenteve në det./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!