Rrezikuan jetën gjatë kthimit në Prishtinë, klubi i Ballkanit jep njoftimin zyrtar

schedule12:08 - 16 Shtator, 2022

schedule 12:08 - 16 Shtator, 2022

Ditën e djeshme, Slavia Praga fitoi 3-2 ndaj Ballkanit në ndeshjen e vlefshme për grupet e Conferencve League.

Pas përfundimit të ndeshjes, klubi i Ballkanit u nis për në Kosovë, por një ndodhi e frikshme dhe e rrezikshme është vënë re në avionin në të cilin ata po fluturonin.

Njëra prej dritareve të avionit kishte të filluar të plasaritej, dhe nëse ndodhte komplet, rrugëtimi i tyre gjatë kthimit në atdhe do të kishte përfunduar në fatalitet./ h.ll/abcnews.al

Njoftimi i plotë i klubit:

Pas një ndodhie mbrëmë kur u nisëm për Kosovë, ende pa e kaluar shtetin e Çekisë, dritarja e aeroplanit kishte filluar të plasaritej. Kjo ngjarje mund të përfundonte me fatalitet, por fal Zotit sot mbërrijtëm shëndosh e mirë në Prishtinë.

Ju falenderojmë përzemërsisht të gjithë komunitetin e mediave që ju mbajtën të informuar për gjithqka dhe tifozëve shqiptar për përkrahjen dhe mesazhet e panumërta.