Rreziku nga sulmet kibernetike, Qiriazi: Diplomacia duhet të jetë më e mprehtë

schedule08:49 - 21 Janar, 2020

schedule 08:49 - 21 Janar, 2020

I ftuar në “ABC e mëngjesit” me Enkel Demin, ekpserti për Çështjet e Sigurisë (IDM), Redion Qiriazi ka folur për rrezikun nga sulmet kibernetike. Qiriazi u shpreh se që në dhjetor të 2018 Shqipëria largon ambasadorin iranian bashkë me një nënpunës, veprim i cili pasoi me një reagim nga Irani se ishte një keqkuptim i influencuar nga SHBA.

Sipas tij egziston probabiliteti që një kërcënim kibernetik të jetë i vijueshëm pavarësisht se e kemi të vështirë ta dallojmë.

“Në çështjet e Sigurisë Kombëtare ne tregojmë vlerat si komb, duke ardhur nga një regjim shumë i ashpër diktatorial e kuptojmë se çfarë do të thotë të jesh i burgosur. Diplomacia për këto situata duhet të jetë më e mprehtë. Ne kemi konsumuar shumë nga siguria që ofron aleanca, kemi mirëpritur nivelin e riskut për vendin ton, por në të njëjtën kohë kemi një lloj sigurie nga aletatët”,deklaroi Qiriazi.

Gjatë diskutimit në studio me Enkel Demin, Qiriazi sa i përket rikthimit të ish-luftëtarëve të Isis, duke kujtuar edhe vdekjen e një të riu nga Gjilani, u shpreh se shteti duhet të marrë masa. “Në mënyrë konstante ka kërcënime të sigurisë, çdo ditë që kalon bëhen potencial më i madh për tu afruar organizatave terroriste. Ata janë qytetarët tanë dhe në këtë mënyrë kemi detyrimin ti mbrojmë”, tha më tej Qiriazi./abcnews.al