Rreziku nga Rusia, NATO po mendon të përforcojë ushtrinë në Evropën lindore

schedule15:55 - 15 Mars, 2022

schedule 15:55 - 15 Mars, 2022

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se pushtimi rus i Ukrainës ka krijuar një realitet të ri sigurie në Evropë. Ai vuri  në dukje se NATO duhet të jetë gati për një realitet të ri, duke mos përjashtuar përforcimin ushtarak në Evropë.

Udhëheqësit e NATO-s do  të nisin nesër diskutimet konkrete për të përforcuar sigurinë në   një afat më të gjatë, tha Stoltenberg.

BBC shkruan se masat përforcuese mund të përfshijnë më shumë trupa ushtarake në pjesën lindore të aleancës.

LEXO KËTU të gjitha ngjarjet për luftën Ukrainë-Rusi

Ne do të konsiderojmë gjithashtu “rritje të mëdha” në dislokimet tona detare dhe ajrore, forcimin e mbrojtjes raketore dhe ajrore dhe gjithashtu rritjen e mbrojtjes kibernetike, thotë ai.

Stoltenberg thekson se përforcimi i mbrojtjes në aleancë do të kërkojë para të reja dhe ai ka mirëpritur lëvizjet e Gjermanisë dhe aleatëve të tjerë të NATO-s në këtë drejtim.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!