“Rreziku i infektimit të stafit mjekësor është i madh”, Tritan Kalo apel qytetarëve: Respektoni me bindje këshillat tona

schedule09:12 - 20 Mars, 2020

schedule 09:12 - 20 Mars, 2020

Mjeku i njohur Tritan Kalo herë pas here është prezent në këtë situatë në të cilën ndodhet vendi, si pasojë e panikut nga koronavirusi.

Kalo këtë herë ka bërë apel për shqiptarët, që të respektojnë distancimin social, të shmangin maksimalisht lëvizjet dhe të qëndrijnë në shtëpi, si kushti kryesor për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Doktori thekson se kujdesi është arma me e fortë ndaj kërkon nga qytetarët që të bëjnë kujdes.

Postimi i plotë:

SHPRESOJ SOT MË SHUMË se sa DJE, që MESAZHI i “Distancimit social” ka filluar pak nga pak të DËGJOHET….Rruga “Muhamet Gjollesha” dhe ajo e “Kavajës” dje rreth orës 15:30, gëlonin nga “tufa-tufa zerdeli” te rinjsh e të rejash dhe jo vetëm ata por edhe të moshuar, ndërsa SOT ato në të njejtën orë ishin bosh….Bashkëatdhetarë, ju duam, ju ndihmojmë, ju dëgjojmë dhe do t’ju gjindemi gjithmonë pranë kur JU të keni nevojë për NE, por edhe Ju duhet të kuptoni lodhjen e mundimin tonë e mbi të gjitha, rrezikun infektimit me të cilin përballet vetë stafi mjeksor duke u përkujdesur për ju… RESPEKTONI me bindje këshillat tona….KUJDESUNI edhe më shumë për veten tuaj…. Me MIRËKUPTIM dhe me MIRËBESIM ndaj njëri tjetrit, ne patjetër do t’ja dalim mbanë!!!…Ëe ëill ëin that ëar ëith an invisible enemy!!!…God bless Albania and Albanians!!!/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!