“Rrezikova me antologjinë franceze”, rrëfehet Piro Misha: Si më ndihmoi Ismail Kadare

schedule11:00 - 21 Shtator, 2023

schedule 11:00 - 21 Shtator, 2023

Drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Piro Misha rrëfeu në emisionin “Pas Mesnate” në ABC, një episod kur shkrimtari i madh Ismail Kadare e kishte ndihmuar.

Ai u kthye pas në kohë, kur një antologji me poezi franceze e shkruar nga ai, i hapi probleme dhe Kadare doli hapur ta mbështetur te Lidhja e Shkrimtarëve.

“Në atë kohë libri kishte rëndësi, sidomos përkthimet. Kur përktheheshe një libër, përktheheshe në tirazhe shumë të mëdhaja dhe ishe dikush nga pikëpamja sociale.

Probleme kishte herë pas here. Ajo periudhë ishte e vështirë, kishte periudha më të lehta dhe periudha shumë më të vështira, por pati diskutime. Për shembull, unë përgatita një antologji të poezisë franceze dhe pati menjëherë letra nga pedagogët e universitetit, që autorë të dënuar, autorë që nuk duhen futur. Unë bisedova me Ismail Kadarenë. Vajta te zyra e Dritëroit që ishte mbështetës mjaft për këto gjëra. U bë një takim te Lidhja e Shkrimtarëve, i cili sapo filloi, kurrë s’kam për ta harruar, Ismaili u ngrit dhe tha kush janë disa gardistë të kuq këtu që duan të ndalojnë letërsinë me një agresivitet, ishte ai që ia mbylli gojën atyre, që më vonë u bën demokratë të mëdhenj që shkruanin letra”, tregoi Misha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!