Një skaf me 18 klandestinë kurdë është kapur në në Durrës. Pasi u sinjalizua, u nisën skafet e QNOD Qendra e Operacioneve Detare në ndihmë të skafit me klandestinë, i cili u lokalizua disa milje larg bregut të detit.
Gazetari Leonidha Musaj raporton për abcnews.al se skafi kishte destiancion Italinë. Por disa milje pasi skafi ishte nisur hasi det të egërsuar dhe u detyrua të kërkojë ndihmë me sinjalin SOS.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa emigrantët po transportoheshin drejt Italisë. Skafi dha sinjalin 18 milje në det të hapur nga Kepi i Selitës, pasi ishte çarë dhe rrezikonin të mbyteshin emigrantët. Pas ndërhyrjes nga Roja Bregdetare, emigrantët janë shpëtuar, midis tyre kishte edhe një fëmijë.
Klandestinët ishin, irakienë, sirianë dhe marokenë. Sakaq, policia ka arrestuar skafisitin nga Vlora, ndërsa po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./abcnews.al