Tre autorët e një studimi mbi hidroksiklorokinës, që shkaktoi një valë të madhe reagimesh, e kanë e kanë tërhequr punën e tyre. Tërheqja u botua në Lancet të enjten, dhe vjen vetëm dy ditë pasi revista mjekësore postoi një ‘shprehje shqetësimi’.
Pas këtij studimi që sugjeronte se medikamenti që përdoret anti-malarjes në fakt rriste rrezikun e vdekjes tek pacientët me koronavirus.
Pas publikimit të përfundimeve, më shumë se 120 shkencëtarë të shquar nisën që të ngrinin pyetje rreth të dhënave të përdorura në këtë studim. Këto të fundit ishim marrë nga baza e të dhënave e menaxhuar nga një kompani private, Surgisphere.
Me publikimin e përfundimeve, teste klinike që po bëheshin në të gjithë botë me hidroksiklorokinën u ndalën për shkaqe sigurie.
Megjithatë, Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi të mërkurën se do të rifillonte testet klinike të pezulluara për hidroksiklorokinën.
Po ashtu edhe presidenti amerikan Donald Trump vazhdoi që ta merrte medikamentin që ai vetë e ka cilësuar si “ndryshues të lojës” me shpresën se mund të parandalojë infektimin.
Studimi, i drejtuar nga Dr. Mandeep Mehra nga Harvard Medical School, Dr. Amit Patel nga Universiteti i Utah dhe Dr. Frank Ruschitzka nga University Hospital Zurich, po kontrollohet nga palë të jashtme. /abcnews.al/