Rrezikoi pushuesit në Sarandë, gjobitet drejtuesit i “Jet Ski”, bllokohet mjeti lundrues

schedule18:44 - 7 Korrik, 2024

schedule 18:44 - 7 Korrik, 2024

Drejtuesi i një “Jet Ski” në Sarandë është gjobitur me masë administrative 110,000  lekë. Gjithashtu autoritetet kanë bllokuar mjetin lundrues në Portin Sarandë.

Policia Kufitare apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese që të respektojnë me rigorozitet perimetrin e sigurisë ujore për plazhistët, të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete.

Gjithashtu, fton qytetarët që për çdo rast të shkeljes së perimetrit të sigurisë dhe të përdorimit të mjeteve lundruese në mënyrë të parregullt, të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar reagim të shpejtë, në bazë të ligjit.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!