Alarmi nga Geonet: Rrezik për një shpërthim tjetër vullkanik

schedule07:17 - 12 Dhjetor, 2019

schedule 07:17 - 12 Dhjetor, 2019

Policia e Zelandës së Re ka njoftuar se po planifikojnë të marrin trupat nga ishulli i Bardhë, ku një shpërthim vullkanik vrau të paktën tetë njerëz.

Misioni i shpëtimit do të vazhdojë pavarësisht rrezikut të një shpërthimi tjetër, tha policia.

Mendohet se personat që ishin të pranishëm gjatë shpërthimit kanë vdekur. Tetë persona tashmë janë konfirmuar të vdekur, dhe 20 të tjerë janë në kujdesin intensiv pasi pësuan djegie të rënda kur vullkani shpërtheu.

GeoNet, faqja e informacionit gjeologjik për rrezikun gjeologjik të Zelandës së Re njoftoi se 50 deri 60% ekziston rreziku i një shpërthimi tjetër brenda 24 orëve të ardhshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!