Komisioni i Venecias ka refuzuar të trajtojë kërkesën e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, i cili i kërkoi Komisionit të japë opinionin e tij rreth kompetencave të presidentit të Kosovës, lidhur me shpërbërjen e Kuvendit dhe me formimin e Qeverisë.
Kryetari i Komisionit të Venecias, Gianni Buquiccio, i është përgjigjur të martën kryeministrit në detyrë duke thënë se Komisioni nuk mund ta trajtojë kërkesën e tij, sepse kjo do të autoritetin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.
Rreze Hoxha, eksperte e Grupit për Studime Ligjore dhe Politike në Kosovë, thotë se Komisioni i Venecias ofron parimet, jo zgjidhjen konkrete.
“Komisioni i Venecias, në rastet kur qeveritë apo parlamenti i dërgojnë pyetje, përgjigjet për cështjet parimore, jo në cështjet që mund të jenë kontekst gjyqësor. Edhe në rastin konkret, përgjigja e Komisionit të Venecias, karshi kërkesës së kryeministrit në detyrë, do të jetë brenda këtyre limiteve. Do të thotë që ata do të ofrojnë parimet, brenda të cilave do të duhej të zgjidhej kjo cështje, jo zgjidhjen konkrete.”/abcnews.al