Italia raportoi 68,052 raste të reja Covid-19 në 24 orë, nga 61,046 një ditë më parë, sipas një njoftimi të ministrisë së shëndetësisë, ndërsa numri ditor i viktimave për shkak të Covid u rrit nga 133 në 140.
Vendi ka regjistruar 137,786 viktima dhe 6.4 milionë raste që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë numri i të shtruarve në spital është rritur në 12,333, në krahasim me 11, 756 të një ditë më parë.
103 të infektuar u shtruan në njësitë e kujdesit intensiv, një më pak se të dielën, ndërsa numri i përgjithshëm i pacientëve të shtuar në njësitë e kujdesit intensiv u rrit në 1,351 nga 1,319 një ditë më përpara.
Deri më tani 44.8 milion persona janë vaksinuar plotësisht, përkatësisht 75.1% e popullsisë.
/abcnews.al