Rreth 500 mjekë kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19 në Rusi

schedule15:13 - 18 Qershor, 2020

schedule 15:13 - 18 Qershor, 2020

Të paktën 489 mjekë në Rusia kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit. Lajmin e ka konfirmuar mbikëqyrësi shëndetësor i vendit, Roszdravnadzor.

Bilanci i radhës tregon një rritje të mprehtë të vdekjeve mes personelit shëndetësor në vend. Muajin e kaluar ishin raportuar 101 raste viktima mes mjekëve.

Drejtuesi i Roszdravnadzor Alla Samoilova u shpreh se mungesa e pajisjeve mbrojteëse është një faktor që ka ndikuar në masë të lartë. Me më shumë se 561,000 raste të konfirmuara, 7,790 të konfirmuara vetëm në 24 orët e fundit, Rusia është vendi i tretë më i prekur nga koronavirusi në botë.

Ndërsa, numri total i viktimave në vend është 7,760. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!