Lufta Rusi-Ukrainë është futur në muajin e shtatë. Forcat ruse kanë shkatërruar qytete, infrastrukturën e vendit dhe viktima të shumta, sipas mediave të huaja.
Të paktën 377 fëmijë janë vrarë nga forcat ruse në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt. Lajmi është bërë i ditur nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Kievit, në një mesazh në Telegram.
Sipas tij, të paktën 733 fëmijë janë plagosur që kur Rusia futi me 24 shkurt tanket në Ukrainë.
/abcnews.al