Britania ka regjistruar 39, 851 raste dhe 143 viktima në 24 orë. Vendi ka shënuar 137, 295 viktima dhe 8,006,660 raste që nga fillimi i pandemisë. Numri i pacientëve që aktualisht po marrin trajtim në spitale është 6,836.
Rreth 90% e britanikëve mbi moshën 16 vjeç kanë marrë një dozë të vaksinës, dhe më shumë se 82% janë vaksinuar plotësisht, sipas shifrave të fundit zyrtare.
Rikujtojmë se Britania ka hequr pothuajse të gjitha masat kufizuese./abcnews.al