Rreth 30 sulme ajrore gjatë natës në Gaza, argjentinasit protestë kundër Izraelit

schedule07:41 - 18 Maj, 2021

schedule 07:41 - 18 Maj, 2021

Qindra qytetarë në Argjentinë u bënë bashkë pranë Ambasadës Izraelite në Buenos Aires për të protestuar kundër sulmeve të Izraelit në Gaza.

Me parulla “Jo genocid në Palestinë”, “Të gjithë me Palestinë”, ishin thirrjet e protestuesve të cilët kërkonin ndalimin e dhunës ndaj civilëve atje.

Nuk munguan edhe thirrjet nga qeverisë Argjentinase për të shkëputur marrëdhëniet me Izraelin, ndërkohë ndërhyrja e policisë bllokoi demostruesit duke tentuar t’i largojë nga Ambasada e Izraelit.

Sakaq Rrethi i Gazës është sulmuar gjatë natës me rreth 30 sulme ajrore nga Izraeli, ndërsa nuk kanë munguar kundërpërgjigjet me raketa palestineze, shkruajnë mediat e huaja.

/abcnews.al/