Rreth 3 mijë ukrainas po strehohen në Gjermani që nga fillimi luftës

schedule15:02 - 5 Mars, 2022

schedule 15:02 - 5 Mars, 2022

Më shumë se 27,000 refugjatë kanë mbërritur në Gjermani nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, sipas ministrisë së brendshme të Gjermanisë, shkruan CNN

Sipas një zëdhënësi të ministrisë së brendshme, numri i refugjatëve që kanë mbërritur në vend është 27,491.

Lexo edhe: Rusët po shkatërrojnë qytetet, shpresë te negociatat: Çfarë ka ndodhur sot në Ukrainë

“Duke qenë se  nuk ka kontrolle kufitare, numri i refugjatëve që do të hyjnë në Gjermani mund të jetë tashmë shumë më i lartë”, thuhet në deklaratën e ministrisë së brendshme.

Ndërkohë, Organizata e Kombeve të bashkuara ka konfirmuar se 1.3 milionë ukrainas janë larguar nga shtëpitë e tyre që prej fillimit të luftës. Qindra mijëra ukrainas i janë drejtuar Polonisë, ndërsa të tjerë kanë hyrë në Hungari, Rumani, Moldavi dhe Sllovaki.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët thotë se shifra mund të shkojë deri në 1.5 milionë refugjatë deri në fundjavë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!