Rreth 185,000 fëmijë ukrainas do të fillojnë vitin e ri shkollor në Poloni

schedule15:01 - 2 Shtator, 2022

schedule 15:01 - 2 Shtator, 2022

Rreth 185,000 fëmijë ukrainas që janë larguar nga vendi për shkak të luftës kanë filluar vitin e ri shkollor në Poloni, sipas ministrit polak të arsimit, shkruan BBC.

Przemyslaw Czarnek tha 7,000 fëmijë ishin të regjistruar në shkollat ​​polake më 24 qershor, kur mbaroi viti i fundit shkollor. Czarnek tha se kjo ishte për shkak të kthimit të fëmijëve në Ukrainë dhe një numri më të madh nxënësish që filluan mësimin online.

Qeveria vlerëson se aktualisht në Poloni janë midis 700,000 dhe 800,000 fëmijë ukrainas të moshës shkollore.

/abcnews.al