Rreth 15 % e pacientëve në spitalet shqiptare marrin një infeksion

schedule15:06 - 17 Nëntor, 2017

schedule 15:06 - 17 Nëntor, 2017

Rreth 15 % e pacientëve që kryejnë një ndërhyrje kirurgjikale në një spital në Shqipëri marrin një infeksion. Shifra mbetet më e lartë se në spitalet e vendeve europiane, ndonëse Instituti i Shëndetit Publik thotë se ka pësuar rënie.

Rreth 10% e pacientëve që shtrohen në një Spital Europian sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë marrin një infeksion, në spitalet tona kjo shifër është rreth 5% më e lartë. Megjithëkëtë sipas një studimi të Instituti të Shëndetit Publik shifra është përgjysmuar. Kjo sipas ministres së Shëndetësisë pas nisjes së programit të sterilizimit dhe instrumenteve kirurgjikale.

Çdo vit rreth 25.000 pacientë ne Europe humbin jeten si pasojë e infeksioneve. Ato nuk mund të  të trajtohen me antiobiotikë pasi kane krijuar rezistence ndaj tyre. Kjo po kthehet ne kercenim edhe për vendin tonë. Në Shqipëri është rritur rezistenca ndaj të paktën 4 antibiotikëve që luftojne patogjene ushqimore si salmonella që sjellin problematika të theksuara shëndetësore.

Konsumi i antibiotikeve në vendin tonë është përllogaritet rreth 22.7 doza për 1 mijë banorë, shifeër kjo e përafërt me vendet e rajonit, por edhe ato të Bashkimit Europian./abcnews.al

https://youtu.be/wvwF_GrT2HI