Afrika ka vaksinuar vetëm 1.39% të popullsisë së përgjithshme të vendit. Sipas ACDC, deri më tani janë kryer 57 milion teste nga të cilat 1.5 milion javën e kaluar, një rritje prej 6% në krahasim me vitin e kaluar.
Sipas institucionit, indeksi i përgjithshëm i pozitivitetit është 11.1%. Afrika ka regjistruar 160,648 viktima dhe 6,335,702 raste.
Pesë vendet që kanë siguruar më shumë doza të vaksinave deri më tani janë Maroku, Afrika e Jugut, Egjipti, Nigeria dhe Algjeria. Maroku ka siguruar 21.3 milion doza, sipas të dhënave të ACDC./abcnews.al