Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka reaguar pas operacionit policor në kuadër të paligjshmërisë të basteve online ku ka vënë në pranga 115 persona, thekson se rrezikojnë nga 7 deri në 15 vite burg.
Braçë në reagimin e tij është shprehur se pavarësisht ndalimit me ligj të basteve sportive prej fillim vitit 2019, ky fenomen ka vijuar, edhe pse jo me përmasa të mëdha sipas tij, por që meriton të njëjtën goditje si kjo e policisë me qindra arrestime.
Gjithashtu zëvendëskryeministri paralajmëron se kontrollet do të vijojnë teksa ndan një falenderim për Policinë e Shtetit. Përmes disa fotove Braçe tregon se çfarë është gjetur nga policia në momentin e ndalimit dhe të kapjes në flagrancë të disa personave të cilët janë radhitur njëri pas tjetrit me duart lart, teksa kontrollohen nga efektivët e FNSH.
https://www.instagram.com/p/B81ctVdHl-W/?utm_source=ig_web_copy_link
“Kujtuat se ju kishim harruar? 115 në pranga për bastet! 84 ndër ta administratorë. Nga parajsa e miliona lekëve fitim në ditë deri tek ferri 7-15 vite burg. Bastet, bixhozi janë të paligjshëm në këtë vend! Por këta nuk heqin dorë. Nuk mund të rrinë dot pa fitimet që tani janë jo vetëm 100% të paligjshme por edhe 100% të tyre! Grabitja e shqiptarëve të varur nga bixhozi ka vijuar edhe pse shumë më pak. Ndaj duhej goditja e fortë e djeshme! Nuk ka mbaruar, do vijojë! Unë dua të falenderoj policinë e Shtetit për hetimin e vështirë e tejet profesional, durimin për të kapur në flagrance secilin administrator. Por mbi të gjitha dua të falenderoj çdo qytetar, prind a familjar që ka informuar duke ndihmuar hetimin dhe goditjen e djeshme. Dua të nxis edhe më tej çdo qytetar që vihet në dijeni të aktivitetit të paligjshëm të bixhozit të informojë Policinë e Shtetit. Ata do te jenë aty për të goditur, njësoj si dje!”, shkruan Braçe./abcnews.al