Rrëshqitje dheu në aksin në aksin Xibrakë-Pishkash

schedule19:14 - 17 Janar, 2018

schedule 19:14 - 17 Janar, 2018

Nga moti i keq me reshje në aksin rrugor Xibrakë-Pishkash, në segmente të ndryshme ka pasur rënie gurësh dhe inertesh.
Drejtoria e Policisë Rrugore, përmes një njoftimi për mediat bën me dije, se subjektet që mirëmbajnë rrugët kanë vijuar punën pa ndërprerje dhe aktualisht i gjithë aksi rrugor Xibrakë-Pishkash është i kalueshëm në të dyja kahët e lëvizjes.
Një shtëpi raportohet se është dëmtuar nga reshjet në një fshat të Prrenjasit. Nga reshjet e shiut ka fryrje të lumit Shkumbin, por ende nuk ka rrezik për banesat. Mësohet se ka mungesë energjie në disa zona të Librazhdit si në Polis, Sopot, Vilan dhe Qarrishtë./abcnews.al