Të gjendur në rrugë, “shumë njerëz” dolën nga automjetet e tyre për t’u “strehuar në një shtëpi” pranë komunës së Carmen de Atrato, “por fatkeqësisht erdhi një rrëshqitje dheu dhe i varrosi ata”, tha zyrtari, duke raportuar 18 të vdekur deri më tani.
Zëvendëspresidentja Francia Marquez tha në X se rreth 30 persona u plagosën. Jaime Herrera, kryebashkiaku i Carmen de Atrato, i tha stacionit televiziv lokal “Caracol” se njerëzit ishin “të plagosur rëndë” nga rrëshqitja e dheut, ndërsa të tjerët ishin ende të bllokuar nën të, pa dhënë një shifër.
Imazhet në mediat sociale dhe kanalet televizive treguan makina të shkatërruara nga balta dhe rrëshqitjet e dheut. Departamenti i Choco, i cili kufizohet me Oqeanin Paqësor dhe është vendi ku ndodhet një pyll i madh tropikal, është goditur nga reshjet e dendura të shiut në 24 orët e fundit.
At least 18 people died and 30 injured after two landslides that occurred on a road near the town of Carmen de Atrato, in the department of Chocó, Colombia ?? | 12 January 2024 | #landslide #derrumbe #tragedia #CarmendeAtrato #Chocó #Colombia pic.twitter.com/IP0rxrc1X9
— Disaster Tracker (@DisasterTrackHQ) January 13, 2024
Ndërsa Kolumbia po kalon një periudhë thatësire, Instituti i Hidrologjisë, Meteorologjisë dhe Studimeve Mjedisore kishte paralajmëruar më parë për rrezikun e shirave të dendur në disa departamente në kufi me Paqësorin dhe Amazonën.