Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rrëshqitje dherash e gërryerje toke/ Mirditë, rrëzohen katër shtylla elektrike, pa energji 4 fshatra

schedule10:13 - 11 Janar, 2026

schedule 10:13 - 11 Janar, 2026

Në Mirditë, reshjet e ditëve të fundit dhe prurjet e lumenjve kanë shkaktuar gërryerje të tokës dhe dëme në infrastrukturë. Në Zall-Donaj, Lumi Fan i Vogël ka rrëzuar përsëri shtyllat elektrike duke lënë pa energji fshatrat Ndërfanë, Gëziq, Kalanjan dhe Cekaj. Autoritetet paralajmërojnë se avancimi i gërryerjes rrezikon banesat dhe rrugët lokale, ndërsa tubacioni i ujësjellësit në Rrëshen ka dalë në sipërfaqe dhe mund të këputet.

Emergjencat civile po punojnë pa ndërprerje, me kamionë, eskavatorë dhe punonjës në terren për përforcimin e argjinaturës dhe pastrimin e zonave të prekura. Furnizimi me ujë të pijshëm po vazhdon normalisht, ndërsa energjia elektrike rikuperohet gradualisht.

Në bashkitë Lezhë dhe Kurbin, situata paraqitet më e qetë. Nivel i ujërave ka rënë, ndërsa grupet e punës vijojnë pastrimin e rrugëve, largimin e aluvioneve dhe verifikimin e dëmeve. Në zonat kodrinore dhe malore vijon të mbetet problem fenomeni i rrëshqitjes së tokës, ndaj autoritetet iu bëjnë apel banorëve të tregojnë kujdes.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!