Reshjet e dendura te orëve të fundit kanë dëmtuar dy prej tre urave përgjatë degëzimit të lumit Gjanicë në Mallakastër. Banorët e fshatit Metoh të Mallakastrës janë bllokuar, ata ankohen se nuk mund të dalin nga fshati për as në rast emergjencash
“Ai mirë që s’e ktheu urën që ta përmbyste. Viti i parë që po del lumi, ra shiu dhe bëri atë që bëri”, thanë banorët.
Rruga lidh Mallakastrën me disa fshatra te beratit.
“Ka patur reshje të pazakonshme. Intensitet reshjesh që nuk është parë prej vitesh. Ka pasur një dëmtim të tre urave, që janë dëmtuar në Korrik gusht të 2019. o punohet për rregullimin e aksi dhe besoj se brenda ditës së sotme do të përfundoj”, tha ai.