Rrëmbyer një 25-vjeçar dhe kërkonin 10 mijë euro, arrestohen dy shqiptarë në Greqi

schedule09:44 - 3 Qershor, 2021

schedule 09:44 - 3 Qershor, 2021

Policia greke ka vënë në pranga dy shqiptarë të cilët akuzohen se po mbanin peng një 25 vjeçar nga Bangladeshi.

Mediat vendase bëjnë me dije se shqiptarët e moshës 29 dhe 32 vjeç identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur janë arrestuar në zonën e Paleo Faliro.

Dy të arrestuarit kishim marrë peng një 25-vjeçar nga Bangladeshi dhe i kërkonin familjarëve të tij 10 mijë euro për ta liruar.

Autorët që kishin rrëmbyer 25-vjeçarin nga Exarchia dhe u arrestuan pas një operacioni të koordinuar nga policia greke.

Tashmë mbi to rëndojnë akuzat për krijimin e një organizate kriminale, zhvatje, rrëmbim dhe dëmtime të rrezikshme trupore. Të arrestuarit u dërguan në Prokurorin Publik të Athinës.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!