TIRANË- Një rrëmbim ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në autostradën Tiranë-Durrës. Burime për ABC bëjnë të ditur se i riu i rrëmbyer është Indrit Beqiraj. Ky person rezulton me precedentë të mëparshëm penale në fushën e narkotikëve.
Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në autostradë ku Indrit Beqiraj lëvizte bashkë me vëllanë e tij Gentianin. Atyre u ka prerë rrugën një motor ndërsa më pas janë dhunuar ndërsa Indriti është rrëmbyer nga këta persona.
Dy vëllezërit rezultojnë me precedent të mëparshëm penal, pasi janë arrestuar në vitin 2013 nga policia për mbajtje të armëve pa leje si dhe për prodhim dhe shitje narkotikësh. Ndërkohë policia nuk ka dhënë ende asnjë informacion në lidhje me ngjarjen.
/abcnews.al