Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës/ Astrit Prenga dhe Gëzim Shullani do pyeten nga policia britanike

schedule10:50 - 4 Qershor, 2025

schedule 10:50 - 4 Qershor, 2025

Në GJKKO po zhvillohet seanca për vrasjen, rrëmbimin e zhdukjen e Jan Prengës, me të pandehur, Dritan Rexhepin dhe Aldo Majnishtën.

Nga Britania e Madhe, ka ardhur një letërporosi për marrjen në pyetje në cilësinë e dëshmitarit, të vëllait i Jan Prengës, Astrit Prenga dhe Gëzim Shullanit.
Britanikët kanë kërkuar detaje se si janë përfshirë në dosjen hetimore, pse janë të dyshuar dhe cilat prova apo dëshmi do të japin si dhe adresat e plota.

Gjykata ka kërkuar që Prokuroria të gjejë adresat e sakta.

Prokurori Behar Dibra në seancën e sotme ka deklaruar se ka nisur disa letër porosi tek autoritetet e huaja për të siguruar kodet dhe komunikimet në SKY ECC për persona të tjerë të përfshirë në çështjen e rrëmbimit dhe zhdukjes së Jan Prengës.

Të paktën deri tani janë dorëzuar 3 kode SKY ECC, të Dritan Rexhepit, Altin Hajrit dhe Gentian Funiqit.

Prokurorja Kaçkini: Për momentin kemi vetëm këto prova fakte të mbledhura dhe komunikimet në Sky Ecc.

Avokatja e Dritan Rexhepit: A janë të plotë komunikimet në Sky apo janë të pjesëshme që duhet ta dim. Këtë duam te dim. Keni dy procedime që thoni që janë marrë.

Prokurorja Kaçkini: Janë akte që janë marrë ne procedime të tjera. Komunikimet janë edhe këto komunikime elektronike. Nuk jamë të gjitha por janë vetëm komunikime që i përkasin çështjes.

Prokurori Behar Dibra: Janë të plota për ketë cështje dhe nuk kemi per të sjellë të tjera. Në kuadër të kësaj procedure kemi dërguar një tjetër letër porosi. Për të pandehur të tjerë do i marrim dhe do jua vendosim në dispozicion.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!