Dua Lipa ka triumfuar mbrëmjen e djeshme në “BRIT Awards”. Këngëtarja shqiptare me famë botërore rrëmbeu dy çmime të rëndësishme, artistja më e mirë dhe albumi më i mirë për “Future Nostalgia”. Për suksesin e yllit të muzikës pop kanë reaguar të lumtur fansa të shumtë të saj, por së fundmi ka reaguar dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Osmani ka uruar këngëtaren përmes një postimi në Twitter. “Urime yllit tonë për dominimin në Brits 2021 natën e kaluar! Albumi i saj i fundit erdhi në një kohë të vështirë për shumë njerëz dhe ajo meriton mirënjohje për gëzimin që muzika e saj ka sjellë në të gjithë botën. Me dashuri nga Kosova”, ka shkruar Vjosa Osmani në Twitter.
Congratulations to our star @DUALIPA for dominating the #brits2021 last night!
Her latest album came at a difficult time for many and she deserves recognition for the joy her music has brought around the world.
With love from Kosova ?♥️ https://t.co/KlnsQ173Pk
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) May 12, 2021
Dua i kushtoi një çmim Elizabeth Anionwu, një infermiere britanike e njohur për luftën ndaj padrejtësive racore, përpara se të kërkonte rritje të pagave për punonjësit e shërbimit shëndetësor. “Unë mendoj se ajo që duhet të bëjmë është që të gjithë duhet të japim një duartrokitje masive dhe t’i përcjellim Boris Johnson një mesazh për një rritje të pagave për vijën tonë të frontit.”, tha Dua. /abcnews.al