Rregulli i rreptë që Mbretëresha Elizabeth kishte vendosur në familje, lidhet me celularin

schedule10:14 - 28 Nëntor, 2022

schedule 10:14 - 28 Nëntor, 2022

Nuk është sekret që Mbretëresha Elizabeth njihej si “bosi” pas mureve të Pallatit Buckingham. Kështu tani është zbuluar se e ndjera kishte një rregull shumë të rreptë për nipërit e saj në lidhje me celularët e tyre.

Në biografinë e Elizabeth, ‘Elizabeth: Një portret intim’, Gyles Brandreth, një i besuar i familjes mbretërore, jep detaje se çfarë nuk lejoheshin të bënin. Mbretëresha nuk lejoi asnjë pjesëtar të familjes, madje as nipërit e mbesat, të kishin celular në tavolinën ku po hanin.

“Ajo kishte celularin e saj, por nuk i lejonte nipërit e mbesat të sillnin pajisjet e tyre në tryezë”, thuhet në të. Pavarësisht rregullave të saj strikte, megjithatë, mbretëresha e ndjerë ishte e njohur për marrëdhënien e veçantë që kishte me William dhe Harry.

Si gjyshe i ka përkëdhelur disa herë, sidomos pas vdekjes së nënës së tyre Dianës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!