Rregullat e penalltisë për portierët, Petr Cech jep një ide praktike

schedule13:37 - 12 Dhjetor, 2020

schedule 13:37 - 12 Dhjetor, 2020

Rregullat për të ekzekutuar një penallti shpesh herë kanë ngritur debate të shumta. Ka shumë polemika rreth qëndrimit të portierave tëk vija fatale dhe këtë problem e ka rikthyer dhe një herë tjetër në qendër të vëmendjes portieri i Chelseas, Petr Cech, i cili ka reaguar përmes “Instagramit”.

“Si supozohet që portierët të mbulojnë një sipërfaqe prej 7m e 32cm me 2m e 44cm pa asnjë lëvizje të këmbëve, kur lojtarët gjuajnë nga 11 metra distancë me një shpejtësi mesatare prej 70mph dhe topit i duhet rreth 0.35 sekonda për të arritur tek vija fatale, është përtej asaj që kuptoj unë”, shkruan çeku.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Petr Cech (@petrcech)

“Është shumë e lehtë për t’u kritikuar pa dhënë ndonjë zgjidhje kështu që unë po jap një ide: A mund të bëjë gjyqtari një linjë të dytë nga porta duke përdorur sprajtin dhe penalltia të pritet duke qëndruar në mes të dy linjave?”, përfundon opinionin e tij Cech. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!