Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rrëfimi i mjeshtrit të folklorit/ Artisti Rexhep Kovaçi tregon për rrugëtimin e tij në muzikë

schedule20:19 - 21 Shkurt, 2026

schedule 20:19 - 21 Shkurt, 2026

KUKËS- Rexhep Kovaçi, artist i këngës lirike dhe folkut shqiptar është në pension, por çdo mbrëmje punon me nipin e tij për t’ia përcjellë mjeshtërinë e çiftelisë dhe artin e të kënduarit.

Për të marrë drejtimin si artist, për mjeshtrin Rexhep Kovaçi janë vetëm dy rrugë; dhuntia dhe mësimi. Ka një lidhje të ngushtë shpirtërore me çiftelinë.

Thotë se rrugëtimin e tij me muzikën e ka nisur që kur ishte fëmijë në bankat e shkollës dhe nuk e ka ndërprerë kurrë.



Çiftelisë nuk I është ndarë kurrë, pasi ky instrument e ka bërë të njohur jo vetëm brenda vendit, por edhe në shumë shtete të botës ku ka dhënë koncerte.

Ka marrë pjesë në të gjitha festivalet folklorike dhe e ka përfaqësuar Shqipërinë në shumë evente ndërkombëtare.

Nuk është vetëm një artist autodidakt, por ka punuar me kompozitorë dhe ikona të muzikës shqiptare.

Ajo çfarë e veçon si këngëtar Rexhepin është kënga e Çobanit, një prej këngëve burimore e baladë e krahinës së Lumës, e krahasuar me bareshën e Pagarushës.

Në repertorin e tij rapsodik numëron më shumë se 180 këngë. Tre këngët e tij më të njohura kanë ngritur peshë një komb të tërë për shkak të motiveve patriotike.

Rexhepi është rapsod e mjeshtër i madh i këngës, por në jetën e tij ka punuar në disa sektorë.

Në faqen e murit ka vendosur dhjetëra certifikata, mirënjohje e çmime të akorduara në dekada./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!