Abdelhak Nouri u zgjua nga koma pas gati tre viteve, lajm që ka gëzuar tifozët e Ajax dhe jo vetëm. Talenti me origjinë nga Maroku, i njohur ndryshe si Appie, pësoi një dëmtim në një miqësore të vitit 2017, teksa sot është rikthyer në jetë.
Vëllai i tij tregon gjendjen shëndetësore të ish-mesfushorit të talentuar në një prononcim për De Wereld Draait Door. Shikimi i ndeshjeve e gëzon dhe nuk i mungon buzëqeshja në fytyrë.
“Abdelhak është zgjuar, arrin të ushqehet, por nuk lëviz dot nga krevati. Në momentet më të mira komunikon duke lëvizur vetullat. Appie është i ndërgjegjshëm se ku ndodhet. Ka rëndësi të madhe për të qëndrimi pranë familjes.
Vëmë re se i pëlqen kur shohim ndeshje në televizor, ndonjëherë edhe buzëqesh. Ne bëjmë sikur nuk është i sëmurë dhe i flasim shpesh”, deklaron Abderrahim Nouri, vëllai i 22-vjeçarit. /abcnews.al