Rrëfimet e të prekurve me Covid, i riu nga Durrësi: Nisi me dhimbje trupi

schedule16:00 - 14 Nëntor, 2020

schedule 16:00 - 14 Nëntor, 2020

Historinë e rrëfejnë pa problem, por fytyrën nuk janë gati ta ekspozojnë. Ky i ri nga Durrësi nisi të dyshonte se ishte prekur nga Covid kur filloi të ndjejë dhimbje trupi dhe lodhje të pajustifikueshme. Në atë moment ju shtua dhe ankthi.

“Filloi me dhimbje trupi kyçesh më pas më nisën dhe dhimbjet e forta të kokës. Simptomat që më krijuan ankth ishin se ndjeja lodhje nuk lëvizja. S’kisha kollë kisha thjesht humbje fuqie”, thotë ai.

Ky i ri si shumë të tjerë kreu tamponin dhe përgjigja ju vonua. Po në pritje të saj respektoi rregullat.

Telefonova 127 erdhën të nesërmen. Mbas 3-4 ditësh më erdhi përgjigja që isha pozitiv. Nga momenti që prisja përgjigjen deri në fund kam qenë në shtëpi.  Që kur mora në tel 127 qëndrova në shtëpi, s’kisha kontakt me asnjë tjetër vetëm me familjarët. Temperatura më filloi pak më pas zgjati 2-3 ditë. Përdora disa ilaçe që më rekomanduan mjekët”, tregon ai.

Për ritestimin priti disa ditë dhe u negativizua pas 3 javësh. Nëse ai e kaloi lehtë nuk patën të njëjtin fat motra dhe i ati.

“Të dy patën probleme me oksigjenin dhe u shtruan në Tiranë 4 ditë. Tani janë më mirë por duhet të qëndrojnë në shtëpi se ka ende probleme me mushkëritë. Motra është shumë e re po e kaloi rëndë”, thotë ai.

Një 63 vjeçar nga Vlora e kaloi koronavirusin në muajin gusht. U tregua i kujdesshëm sapo ju shfaq shenja e parë kërkoi ndihmë tek 127.

“Pata temperaturë dhe mora 127. Shkova bëra tamponin dhe përgjigja që isha pozitiv më erdhi pas 3 ditë”, rrëfen ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!