Rrëfehet ylli i filmit “Skënderbeu”, Adivie Alibali: Për rolin e Mamicës më thurën shumë intriga

schedule11:12 - 10 Shtator, 2024

schedule 11:12 - 10 Shtator, 2024

Aktorja Adivie Alibali është e njohur nga të gjithë si Mamica Kastrioti, pasi dekada më parë ka luajtur në filmin “Skënderbeu”, një produksion shqiptaro- rus i vitit 1953 nga regjisori i njohur rus Sergei Yutkeviç.

Ajo është kthyer pas në kohë dhe ka kujtuar gjithçka nga ky film në emisionin “Pas Mesnate”. Adivie ka thënë se iu bënë shumë intriga për rolin, por regjisori rus zgjodhi pikërisht atë.

Sakaq, aktorja tha i kanë sjellë dhe probleme me vizën, pasi këtë rol e donin dhe shumë aktorë të tjerë.

“Gjatë kësaj kohe, unë isha fejuar dhe isha e dashuruar marrëzisht. Ai mund dhe të më ndalonte dhe të më thoshte mos shko në film. Mua ma sabotuan vizën, mezi ma nxorrën, pasi të gjitha donin ta luanin Mamicën. Burrin tim e lajmërojnë një ditë prej dite dhe i thonë. Fotografinë time e morën në Moskë dhe e aprovuan nga Këshilli i Ministrisë, duke thënë që jemi dakord që kjo të bëjë Mamicën. Ndërsa, këto te ne bënin tjetër punë dhe thoshin nuk bën. Bënin politikën e tyre në art.

Unë e kam bërë filmin pa prova, vetëm kam mësuar skenarin dhe kam bërë prova me Yutkeviç. Në rast se unë kam dal me kaq sukses të madh në këtë film, është vetëm merita e Yutkeviç, i cili ishte në katërt regjisorët më të mëdhenj të Bashkimit Sovjetik.

Unë filmin nuk e kam parë për disa vite, pasi u ndjeva keq në atë kohë, se më shan aktorët.

Mbas disa vjetësh shkova në Amerikë dhe e kishte djali kopjen, e vura tre netë rresht pa njeri, vetëm. Një natë, dy netë dhe thash e paskam pasur gabim, pasi paskam qene mirë në film”, rrëfeu aktorja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!