Rrëfehet vajza e Naum Priftit: Doja si babai të shkruaja, por Gaqo Bushaka nuk më punësoi në shtëpinë botuese

schedule09:41 - 15 Mars, 2024

schedule 09:41 - 15 Mars, 2024

Julika Prifti është vajza e shkrimtarit të njohur Naum Prifti. E ftuar në “Pas Mesnate”, ajo ka bërë një rrëfim për babain e saj, marrëdhëniet që kanë pasur të dy dhe deri te karriera e tij në letërsi.

Julika ka zbuluar se edhe ajo e ka pasur me pasion letërsinë, pasi mbaroi studimet për këtë degë, por miku i babait të saj, Gaqo Bushaka nuk e punësoi në shtëpinë botuese, kështu që nisi punë si mësuese, duke u shkëputur pak nga shkrimet për t’u rikthyer sërish më vonë.

“Unë kam mbaruar për gjuhë-letërsi, por shoku i babit, Gaqo Bushaka nuk më mori në shtëpinë botuese ku doja të punoja dhe të botoja unë. Kam pasur shumë dëshirë për të shkruar dhe babai dhe Gaqo Bushaka në atë kohë, ishin miq të ngushtë. Kështu që unë u largova për disa vite nga letërsia dhe punova si mësuese në disa vende të ndryshme, në fillim në Ndroq, pastaj te shkolla ‘Partizani’ dhe tani jam mësuese e matematikës dhe jo e letërsisë siç isha. Gjithsesi u riktheva më vonë, kur u bëra redaktore në Institutin e Monumenteve të Kulturës, merresha dhe me shkrime. Kam punuar disa kohë dhe për radion si e jashtme. Shumë tregime të Dhimitër Shuteriqit dhe të shkrimtarëve të tjerë të njohur, i ktheja nga tregime në dramatizime. Më duket dhe unë si babai, dialogun e kisha të fortë dhe i bëja me lehtësi dhe dilnin mirë. Emrin ma ka vënë babai, emri në shqip është Julia dhe ka shumë Julia, por babai kishte lexuar një libër hungarez dhe e vuri me K, Julika, që domethënë Julika e vogël, që të mbetesh gjithë jetën e vogël”, rrëfeu Julika. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!