Rrëfehet vajza e Bujar Zajmit: Babi jeton me veprat, jam vazhdimi i tij

schedule12:04 - 23 Shkurt, 2023

schedule 12:04 - 23 Shkurt, 2023

Anila Zajmi është një piktore dhe kostumografe e njohur në Shqipëri. Ajo si rrallëherë ka bërë një rrëfim për jetën e saj profesionale dhe personale në “Pas Mesnate” në ABC News.

Ndër të tjera, Anila ka folur dhe për babain e saj, personalitetin e pikturës shqiptare, Bujar Zajmi. Ajo është ndalur te ekspozita e fundit që ka bërë me punimet e të atij gjatë kohës kur ai jetonte. Ndërsa theksoi se tani nuk mundet dot as t’i hap punimet e tij pasi ndjen shumë emocione. Megjithatë, ka paralajmëruar se shumë shpejt do të publikojë shumë vepra të tij, që artdashësit ta duan edhe më shumë.

“Është një emocion shumë i madh që kam realizuar ekspozitën e fundit të babait tim për së gjalli. Pasi për mua babai im jeton me veprën e tij, prandaj përpiqem të mos ta mendoj që ai nuk është këtu me ne, përderisa kam shumë gjëra që duhet t’i shfaq që janë të tijat, të cilat ai nuk arriti t’i shfaqte gjatë kohës që jetoi. Prandaj, unë kam një mision, të ekspozojë veprën e paekspozuar të babit.

Ishte një gjë shumë e bukur që ndodhi për ditëlindjen e tij, ai e mori këtë gëzim me këto 100 vepra të paekspozuara ndonjëherë të cilat i përzgjodhi vetë. Ishte një ekspozitë të cilën ne e bëm bashkë, unë e lash të zgjidhte gjërat që donte dhe sigurisht unë e kurova në formën se si u ekspozua, por ishte një gjë e mrekullueshme që ndodhi, edhe mund të mos ndodhte. Nga ana tjetër e kam të pamundur tani të hap punët e babit, më duhet pak kohë që ta përcjellë këtë gjë, por që mendoj që ai është me veprën e tij dhe ai është gjithmonë me mua, unë jam vazhdimi i tij, jam goca e babit, kështu thotë mami. Kam shumë gjëra për të publikuar se ai është krejtësisht i panjohur për të tjerët”, u shpreh ndër të tjera e emocionuar Zajmi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!