Rrëfehet vajza e balerinit të njohur shqiptar, Blerina Arbana: Kam trashëguar talentin e babait tim

schedule11:05 - 24 Shkurt, 2023

schedule 11:05 - 24 Shkurt, 2023

Drejtoresha e Shkollës Koreografike, Blerina Arbana ka bërë një rrëfim për jetën e saj artistike dhe personale në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News.

Ajo ka treguar se pasioni i saj për baletin nisi që në moshën 10-vjeçare, pasi e trashëgoi nga babai i saj, balerini i njohur, Arbana. Gjithashtu, Blerina ka treguar se ka qenë shumë e lidhur edhe me cirkun pasi vëllai i saj Genc Arbana ishte më i miri në këtë fushë.

Sakaq, Blerina tregoi gjithë udhëtimin e jetës së saj nga mosha 10 vjeçe dhe deri më tani që është drejtuese e Shkollës se Baletit.

“Në moshën 10-vjeçare u zhvillua konkursi dhe unë si shumë fëmijë mora pjesë dhe dola fituese. Nëse unë bëj një krahasim për sa i përket viteve, do të thosha që unë jam shkëputur nga ajo shkollë vetëm një vit. Pra, që në moshën 10-vjeçare deri në këto vite, unë jam definitivisht nxënëse, pedagoge, drejtuese në këtë Shkollë Baleti.

Është një shkollë unike, specifike në llojin e saj në Shqipëri dhe kjo duhet theksuar faktikisht, sepse është e vetmja shkollë që nxënësin e formon se ai vjen i vogël në Shkollën e Baletit dhe ti e formëson nga dita në ditë, gjithmonë ai fëmijë rritet ashtu përpara teje. Gjithmonë për të superuar nga shkolla te ai tempulli i shenjtë siç është TOB. Edhe nxënësi ballafaqohet me skenën.

Bulzat i kam marr nga babi im balerinë, por kam qenë e lidhur dhe cirkun, pasi vëllai im Genc Arbana ka qenë nga më të mirët në Cirkun e Tiranës, por dhe ai si shumë shqiptarë emigroi jashtë, shkoi në Itali.

Edhe babai ka qenë balerinë, atë që nuk arriti ta vazhdoj e kaloi te vajza e tij”, u shpreh ndër të tjera ajo./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!