Rrëfehet Tatarusano: Ja si e prita penalltinë e Lautaros

schedule09:55 - 8 Nëntor, 2021

schedule 09:55 - 8 Nëntor, 2021

Portieri i Milan ishte heroi i derbit të Italisë “Della Madonnina”  i cili neutralizoi një gol të sigurt.

Ciprian Tatarusano priti gjuajtjen e Lautaro Martinez nga pika e bardhë e penalltisë, për t’i dhënë skuadrës së tij 1 pikë.

Pas ndeshjes gardiani kuqezi u shpreh se ai e kishte studiuar mjaft mirë Lautaron, duke qenë se për skuadrën e Interit është sulmuesi argjentinas ai i cili i gjuan i parti penalltitë.

“E kam studiuar me kujdes Lautaron bashkë me stafin tim, sepse ai është i pari që i gjuan penalltitë te Interi. Sa për Calhanoglun, e njoh mirë atë, por problemi është se edhe ai më njeh mua mirë”, nënvizoi Tatarusano.

Kujtojmë se Hakan Calhanoglu kaloi i pari Interin në avantazh me anë të një pënalltie në minutën e 11-të, ndërsa fati nuk ishte me zikaltërtit kur Stefan de Vrij ngatërroi portën duke dërguar topin në rrjet duke shënuar autogol, me skuadrën e Milan që barazoi rezultatin.

Në 27’ fati u kthye përsëri në favor të Interit kur Lautaro do të vihej përballë portierit të Milan për të shënuar nga 11 metra largësi. Heroi në këtë moment ishte Tatarusano që neutralizoi gjuajtjen e sulmuesit 24-vjeçar, për të mbajtur rezultatin 1-1.

Nga ky barazim Milan ndodhet në kuotë të njëjtë pikësh me Napolin kryesues, ndërsa Interi ndodhet në vendin e tretë më 25 pikë. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!