Rrëfehet studiuesi Hoxha: Filmi i parë në Shqipëri u shfaq dy vite pas lindjes së kinemasë në botë

schedule09:55 - 16 Shkurt, 2024

schedule 09:55 - 16 Shkurt, 2024

Studiuesi i kinemasë, Abaz Hoxha është kthyer pas në kohë dhe ka zbuluar se filmi i parë në Shqipëri u shfaq dy vite pas lindjes së kinemasë në botë.

I ftuar në emisionin “Pas Mesnate”, ai ka treguar se ishin një çift italianësh që projektuar filmin e parë në Manastir në vitin 1987.

Sakaq, Hoxha ka deklaruar se kjo është një veti e shqiptarëve që janë të aftë për të përvetësuar çdo gjë përparimtare shumë shpejt.

“Unë historinë e kinemasë në Shqipëri e ndaj në dy periudha të mëdhaja, periudhës para sistemit që u ndryshua, është periudha që është prej historie e kinemasë, e cila fillon në vitin 1987 kur u shfaqën filmat e parë në Shqipëri deri në vitin ’45 kur lindi më vonë kinematografia shqiptare. Është karakteristike se në një vend të prapambetur siç ka qenë Shqipëria në të kaluarën, filmi ka hyrë dy vjet pas lindjes së kinemasë. Kinemaja botërore lindi në vitin 1985, ndërsa filmi për herën e parë është shfaqur në Shqipëri dy vjet më vonë, në 1987. Kjo është një veti e shqiptarëve që janë të aftë për të përvetësuar çdo gjë përparimtare shumë shpejt”, u shpreh ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!